17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq Escobarit: “Përsërite mësimin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se situata në Kosovë është “jashtëzakonisht e rëndë”, por falë “urtësisë së popullit serb” është ruajtur paqja dhe stabiliteti dhe ka pretenduar se Kosova “nuk ka kompetencë të propozojë draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, me një mesazh për të dërguarin special të SHBA, Gabriel Escobar që ta “përsëritë edhe një herë mësimin”.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë, por falë durimit, urtësisë, inteligjencës dhe bojkotit të çdo gjëje të institucioneve shqiptare, arritëm të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, ka pretenduar Vuçiqi në emisionin qendror të lajmeve në televizionin publik serb RTS.

Ai falënderoi të gjithë serbët në Kosovë për “përgjegjësinë dhe seriozitetin e tyre”, por edhe për mbështetjen që i japin.

“Mendoj se, proporcionalisht me popullsinë, numri më i madh i njerëzve në tubimin e së premtes do të jetë nga Kosova. Dhe ata që u nisën në këmbë nuk janë njerëz që janë simpatizantë të partisë por janë njerëz që e duan Serbinë dhe e dinë se “sa shumë kemi luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë” për Kosovën”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai është ankuar se Kosova ka mbështetjen e disa vendeve të KUINT-it për veprimet e saj.

“Escobar thotë – tani ne presim propozimin e Kosovës për Asociacionin. Unë duhet t’i kujtoj atij, dhe ai këtë nuk do të ma falë – të kthehet dhe të përsëritë materialin, të lexojë atë që është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë asnjë autoritet, as kompetencë, dhe nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë propozime. Ne as nuk jemi të interesuar dhe as nuk do të marrim pjesë në këto budallallëqe me të cilat po përpiqen të na i mbyllin sytë. Vetëm lexoni se çfarë shkruan aty”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka pretenduar se i vetmi kompetent për ta propozuar Asociacionin është ekipi menaxhues i përbërë nga serbët.

“Dhe ky ekip ekziston. Mos u bëni se keni harruar. Përsëritni materialin. Nëse nuk e përsëritni në lidhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244, atëherë bëjeni tani”, ka porositur Vuçiq në stilin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img