19.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që nuk flet me Kurtin në asnjë mënyrë.

Kështu ka thënë Vuçiq sot për RTS.

“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike”, tha Vuçiq.

Po sot, Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ja thënë se është nevojë urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img