22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Vrasjet dhe plaçkitjet e armatosura, Gorani: Ne jemi shoqëri e dhunshme

Analisti Dukagjin Gorani për situatën e fundit në vend që ndodhën vrasje e plaçkitje, tha se në Ballkan në përgjithësi shoqëritë kanë prirje me pranu dhunën.

Ai tha se “ne jemi shoqëri e dhunshme” dhe “nuk është sekret që në shoqërinë tonë dhuna është përdorë historikisht si mënyrë për disiplinë”.

“Ne jemi shoqëri e dhunshme, unë mendoj që Ballkani janë shoqëri që kanë prirje me pranu dhunën si mjet i krijmit të rendit në shoqëri dhe mirëmbajtjes së rendit në shoqëri. Pra nuk është sekret që në shoqërinë tonë dhuna është përdorë historikisht si mënyrë për disiplinë”, tha Gorani në Pressing në T7, transmeton Gazeta Express.

“Ajo fillon prej familjes dhe shpërndahet në mbarë shoqërinë. Në shoqëinë e tillë ku dhuna është mënyrë e organizimit, pra e krijimit të hierarkisë, ku në maje të saj përfundojnë njerëzit e dhunshëm dhe në fund të saj përfundojnë njerëzit që nuk kanë aftësi me zhvillu dhunë, në shoqëri të tilla ndryshimet bashkëkohore janë vështirë të pranueshme”, tha ai.

“Ne ndodhemi në një situatë tranzitore”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img