25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, sot mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit

Një ngjarje e rëndë pasditen e djeshme tronditi Kosovën, kur një grua u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj në qytetin e Ferizajit, teksa një tjetër u plagos, i cili doli të ishte vëllai i viktimës.

Siç mësoi ekskluzivisht dje Sinjali, bëhej fjalë për viktimën Erona Cokli, 21-vjeçare. 

Ndërkohë, po ashtu Sinjali mësoi se personi që qëlloi me armë viktimën, është Valon Aliu, 36-vjeçar. 

Ndaj të dyshuarit, sot mbahet seanca për caktimin e paraburgimit, e cila do të fillojë nga ora 11:00.

Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur dje se i dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet të veprës penale “Vrasje”.

Tutje në njoftim thuhet, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur.

E Policia e Kosovës dha detaje sot në raportin 24 orësh lidhur me vrasjen që ndodhi dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, 36-vjeçari, “për motive ende të panjohura”, ka shtënë me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij dhe vëllait të saj, ku e ka vrarë 21-vjeçaren dhe e ka plagosur vëllain e saj, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj  12.04.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img