17.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Buy now

spot_img

Vrasësi i ambasadorit fotografohet gjatë sulmit të përgjakshëm: Ky detaj në dorën e tij ka rrëqethur të gjithë (Foto)

Bota mbrëmë është përballur me tri sulme – në Turqi, Gjermani dhe Zvicër, për të cilat shumëkush beson se mund të jenë akte terroriste.
Sulmi i parë ndodhi në një galeri të arteve në Ankara, ku mbeti i vrarë ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, transmeton Telegrafi.
Por shumë përdorues të rrjeteve sociale, kanë hasur në një detaj në fotografitë e vrasësi Mevlut Mert Altintas.

Ajo çfarë u ka rënë në sy është mënyra se si ky ish-polic mbante në dorë revolen – me profesionalizëm dhe gjakftohtësi.

Më së shumti është komentuar mënyra e vendosjes së gishtit tregues në revole. Si çdo polic tjetër i trajnuar, Mevlut mbante gishtin afër e jo në këmbëzen.

Sipas Sputnik, Altintas kishte marrë pjesë edhe si pjesëtarë i sigurisë së ambasadës ruse, kur javë më parë ishin zhvilluar para saj protestat anti-ruse për shkak të situatës në qytetin sirian Aleppo, raporton NTV duke u thirrur në burime brenda policisë.
E përditshmja “Yeni Safak” ka publikuar në ueb-faqen e saj se sulmuesi me inicialet M.M.A, ka qenë anëtarë i njësisë për shpërndarjen e protestuesve në Ankara.
Gjithashtu raportohet se janë kryer bastisje në shtëpinë e familjes së tij në provincën Aydin, me ç’rast janë arrestuar nëna, babai dhe motra e tij. Gjithashtu është bastisur banesa ku ai kishte jetuar në Ankara, derisa bashkëbanuesi i tij është marrë nga policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img