14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Voton kryetari i KQZ-së, bën thirrje për proces të qetë zgjedhor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orët e hershme të mëngjesit, me t’u hapur qendra e votimit në Pejë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”.

Radoniqi ftoi qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa tha se qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00, raporton Telegrafi.

“Unë dhe bashkëshortja ime e  shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar… Qendra e votimit është hapur dhe janë të hapura deri në ora 19:00. Ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese dhe të votojnë. Dua të bëj thirrje edhe partive politike edhe këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Ai tha se janë të përgatitur që të dalin me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në orët e vona.

“Jemi të përgatitur që të japim rezultatet preliminare deri në orët e vona, por nëse mbetet diçka atëherë nesër. Stafi do të punojë 24 orë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img