10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Volkswagen do të rrisë investimet në Brazil – pritet prodhimi i 16 modeleve të reja

Prodhuesi gjerman i veturave, Volkswagen, ka njoftuar se gjatë pesë viteve të ardhshme do të rrisë investimet e tij në fabrikat braziliane.

Bëhet e ditur se, në këto investime përfshihen 1,654,965,000 euro, dhe prodhimi i 16 modeleve të reja hibride dhe elektrike, ku vëmendja kryesisht shkon te një model 100 për qind elektrik dhe një kamion.

“Volkswagen po rikonfirmon besimin e tij në Brazil dhe po dyfishon investimet e tij”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë braziliane, Ciro Possobom.

Kamioni i planifikuar do të prodhohet në Parana, ndërsa tre modelet e tjera shtesë dhe një motor i ri hibrid do të prodhohen në fabrikat rreth Sao Paulos, shkruan yahoonews.

Gjithashtu, kompania do të zhvillojë një sistem të avancuar të ndihmës së shoferit i cili synon të rrisë sigurinë e veturave.

Ndryshe, presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, pritet të vizitojë një fabrikë prodhimi të Volkswagen në Sao Paulo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img