Site icon PrishtinaPress

Vokrri telegram ngushëllimi brazilianëve

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i ka dërguar telegram ngushëllimi federatës braziliane, pas tragejdisë së ekipit Chapecoense.
“Përmes kësaj letre na lejoni të bashkëndjejmë pikëllimin tuaj. Jemi të shokuar dhe të trishtuar me rrëzimin e avionit dhe humbjen e ekipit të ligës suaj. Në emër të Federatës së Kosovës na lejoni të shprehim keqardhjen tonë. Zoti qoftë me ju”, tuhet në telegramin e Vokrrit.

Exit mobile version