25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Vlerësimi i kryeministrit Kurti për kryetarin e gazetarëve, Xhemajl Rexha – Dyshonte se është spiun i Policisë

Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur sot kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke marr 171 vota. Rexha i cili njihet si një ndër gazetarët me të pavarur në Kosovë dikur ishte kritikuar ashpër nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

Madje, Kurti në një shkrim të tijin të para 15 viteve kishte ngjallur dyshime se Rexha ishte spiun i policisë dhe do t’ia prishte planet e organizimit të protestave, shkruan Insajderi.org

Në një foto të këtij shkrimi i cili është shkëputur nga libri “Zgjohu” i Kurtit, kuptohet se atij nuk i kishte pëlqyer pyetja e bërë nga gazetari Rexha i cili atëherë ishte pjesë e Grupit Koha.

“Duke u bazuar në fushatën e ultë të gazetarës “Koha Ditore” dhe KTV-së kundër demonstratës, e që ishte drejtëpërdrejt në shërbim të negociatave për vendin tonë me armikun tonë, Serbinë dhe në shërbim të goditjes policore kundër nesh, pyëtjes së gazetarit Xhemajl Rexha për planet e ardhshme I jam përgjigjur duke refuzuar gazetarin. Xhemajl Rexha punonte për KTV-në. Po qe se do t’I tregoja atij për planet ka shumë gjasë që ai do t’I tregonte policisë ose së paku redaktori i tij do ta bënte këtë gjë. Natyrisht se realizimi i planeve tona bëhet I pamundur atëherë kur ato I merr vesh policia”, thuhet në shkrimin e Kurtit.

Shkrimi i plotë i Kurtit i siguruar nga Insajderi:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img