11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Vladimir Putin i sëmurë me kancer

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke iu nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i ngushtë mund ta përdorë sëmundjen për të komplotuar kundër tij, thuhet në dokumentet e Pentagonit që kanë rrjedhur.

Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit, përbën një prej shkeljeve më të rënda të inteligjencës në histori të SHBA-së.

Erdhe më herët kishte pasur pretendime se Putini është i sëmurë me kancer.

Në dokument thuhet se Nikolai Patrushev (71) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë dhe Valery Gerasimov (67), shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Rusisë, planifikonin ta rrëzonin Putinin. Sipas, dokumentit, për të dobësuar Putinin, pushtimi rus i Ukrainës duhej sabotuar, duke lëvizur trupat në frontin jugor.

Plani ishte planifikuar të zbatohej më 5 mars. Pikërisht në atë moment ishte planifikuar kimioterapia.

Dokumentet e Pentagonit filluan të shfaqeshin pak javë më parë, fillimisht në Discord, që përdoret më tepër për “e-sports”, e më vonë në Telegram e T]itter.

Dokumentet sekrete u printuan dhe u fotografuan, siç duket. Përveç informacionit për lëvizjet dhe humbjet e trupave në Ukrainë, në dokumente po ashtu ka raporte ditore të inteligjencës.

Që në mars, një agjent rus tha, sipas “Mirror”, se Putini “po vuan nga një formë e rëndë e kancerit që po përparon me shpejtësi”.

“Ai nuk ka më tepër se dy-tre vjet jetë”, tha agjenti.

Thuhet se ka edhe dhembje koke e nuk sheh shumë qartë, po ashtu “gjuha i është mpirë”.

Është raportuar më herët edhe se Putini vuan nga Parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë.

Thuhet se ai merr rregullisht steroide.

Kritiku i Putinit, Mikhail Khodorkovsky (59), tha në një intervistë për “Blick” në shkurt: “Nuk e di se si po ia kalon. Por, ai sigurisht nuk është i sëmurë rëndë”.

Shërbimi sekret ukrainas po ashtu kohëve të fundit kishte thënë se duhet llogaritet se Putini do të qëndrojë edhe për një kohë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img