18.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmani intervistohet nga mbesa e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga vizita që pati gjatë ditës tek familja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Osmani e cila vizitën e bëri për nder të Ditës së Presidentit, u intervistua nga Liza Beta, mbesa e ish-presidentit Rugova.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua presidentes Osmani ishte nëse i takon miqtë e presidentit Rugova gjatë vizitave të saj në Amerikë.

“Po Liza, Presidenti Rugova ka krijuar shumë miq të mëdhenj për Kosovën, dhe kur shkojë në Amerikë dhe në Evropë takojë miqtë e tij që më tregojnë histori të ndryshme. Kosova me të vërtetë është e bekuar që edhe sot i gëzon miqësitë që i ka ndërtuar Presidenti Rugova. Ai e ka lënë një thënie të rëndësishme “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ishte përgjigja e Osmanit.

Osmani bëri të ditur se me Liza Betën, mbesën e presidentit Rugova bashkëbiseduan për vizionin e gjyshit të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img