10.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Vjehrri dhe dhëndri rrihen mes vete në Gjakovë, më së keqi e pëson gruaja që tentoi t’i ndajë

Konfliktet në mes të familjarëve të gruas dhe dhëndurëve, janë shumë të shpeshta në mesin tonë. Prindërit e anëtarët tjerë të familjes, në shumë raste eskalojnë në debate e zënka me dhëndrit, duke u përfshirë shumë herë edhe në përleshje fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, ku një person dyshohet se është përleshur me dhëndrin e tij, saktësisht, bashkëshortin e vajzës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mes palëve është përfshirë edhe bashkëshortja dhe vajza e të dyshuarve, e cila e ka pësuar më së keqi.

Në momentet që ajo ka hyrë në mesin e të dyshuarve për t’i ndarë ata, bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë e duke e kapur për fyti.

Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të dukshme trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 49-vjeçari të dërgohet në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’, ndërsa i moshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img