21.1 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Viola von Cramon: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po finalizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se procesi i liberalizmit të vizave do të finalizohet.

Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave po finalizohet dhe shpreson se do të ketë një datë së shpejti.

“Ende nuk është marrë një vendim i qartë. Do të kemi një votim tjetër nga mesi nëntorit  dhe në prapaskenë po punojnë shumë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodhë. Të gjitha kriteret janë përmbushur dhe s’ka ende vendim. Edhe unë jam e shqetësuar dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejtë pa ndonjë kusht tjetër”, tha ajo.

Eurodeputetja ka vlerësuar zhvillimet në Kosovë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për propozimin farko-gjerman. Viola von Cramon ka thënë se propozimi franko-gjerman është i ri dhe mendon se kjo është mundësi e mirë që Kosova të përparoj.

“Kjo është një mundësi e mirë nuk është 100% si asnjë kompromis dhe unë do të kërkoja që të shqyrtohet dhe mendoj se është e pranueshme, por varet nga vendimmarrësit. Unë vetëm po e them se e përkrah shumë një marrëveshje që është e pranueshme”, theksoi ajo, raporton RTKlive.

Ndërkaq sa i përket targave ajo tha se do ta përkrahje një zbatim diplomatik të afatit.

“Edhe nëse i përmbahemi afatit të fundit duhet që të futemi me hapa apo fazë si për shembull se çfarë lloj gjobe do të ketë. Po kërkohet shtyrje dhe kjo do të ishte mirë por e kuptoj edhe qeverinë e Kosovës që thonë se duhet ta zbatojmë vendimin. Pra nëse ka një lloj shtyrje diplomatike do ta përkrah”, ka thënë von Cramon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img