11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një veturë pasditen e kësaj të premte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti, për Front Online

Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit./Front Online

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img