16.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, ku automjeti ka goditur këmbësorin.

Ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:30,  në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img