16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët e rremë vazhdojnë të marrin pensione nga shteti

Mbi 38 mijë veteranë, në mesin e tyre mijëra të cilësuar si të rremë, do të vazhdojnë të paguhen nga buxheti shtetëror. Kërkesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për t’ua ndalur pensionet veteranëve të rrejshëm nuk ka gjetur miratim nga ana e Gjykatës Themelore

Mbi 57 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti shtetëror nga janari e deri më tash për të paguar pensionet e mbi 38 mijë veteranëve.

Edhe miliona të tjerë do të vazhdojnë të keqpërdoren, pasi institucionet e drejtësisë nuk po arrijnë t’ua ndalin pensionet personave jomeritorë, shkruan Zëri.

As kërkesa e Prokurorisë Speciale për ndalim të pagesave të veteranëve të rrejshëm nuk ka gjetur “dritën jeshile” për miratim.

Gjykata Themelore për shkak të disa mangësive ia ka kthyer kërkesën sërish Prokurorisë për plotësim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img