0.2 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Sulmi ndaj RTK-së, veprim kriminal

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas Veselit, “hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”.
“Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Veseli.

Kuvendi i Republikës së Kosovës fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi mbi transmetuesin publik të sillen para organeve të drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img