0.2 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

Veseli kujton ushtarët e UÇK’së që ranë dëshmorë në Betejën e Junikut

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nëpërmjet Facebook’ut ka përkujtuar Bekim Berisha- Abeja dhe Bedri Shala që 18 vite më parë, së bashku me ushtarët , Përmet Vula dhe Elton Zherka, ranë në Betejën e Junikut.
“Sot kujtojmë eprorët e shquar të UÇK-së, Bekim Berisha- Abeja dhe Bedri Shala që 18 vite më parë, së bashku me ushtarët trima, Përmet Vula dhe Elton Zherka, ranë në Betejën e Junikut.
Heroizmi i tyre u shndërrua në shembull për qindra e qindra djem e vajza të Kosovës që iu bashkuan radhëve të UÇK-së në misionin e shenjtë të çlirimit të atdheut.
I përjetshëm do të jetë kujtimi i tyre, ashtu siç do të jetë edhe liria e Kosovës për të cilën ata ranë.K.V”, ka shkruar Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img