13.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Veseli kthehet nga Haga, qytetarë të shumtë e presin në aeroport

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer sot nga Haga.

Për ta mirëpritur Veselin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, kanë dalë qytetarë të shumtë.

Disa nga qytetarët kanë veshur edhe fanella të bardha ku mbishkrim kanë  “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.

I pari i PDK-së është intervistuar të martën nga Gjykata Speciale, ndërsa intervistimi i tij ka zgjatur rreth tri orë. Pas intervistimit, Veseli ka thënë se vitet e 90-ta kanë qenë të vështira për popullin e Kosovës dhe se lufta e UÇK-së ka qenë një përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bëhen bashkë për ta kaluar këtë sfidë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img