15 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli i reagon deputetit të Listës Serbe: Gjuriq s’ka me hy pa leje në Kosovë

Deputeti i Listës Serbe Sasha Milosavljeviq, ka kërkuar përgjegjësi për ndërhyrjen e Policisë në Veri dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, pasi sipas tij, ka pasur rrahje të ministrave, deputetëve e tjerëve.

“Nuk ka pasur arsye dhe kanë qenë të rrahur ministrat tanë, deputetët, delegatët, kryetarët, them nuk kanë pasur shkas, të gjithë në atë takim kemi qenë ulur dhe kemi biseduar për paqe, kjo është turp. Është fatkeqësi që nga ju dikush të na thërras të na pyes çka jemi duke bërë. Kërkojmë që në përgjegjësi të thirrën dhe të japin dorëheqje ministri i brendshëm dhe drejtori i Policisë. Ndërsa kryerësit që kanë bërë dhunë duhet të dënohen. Në fund dëshiroj të them se Lista Serbe nga sot është në opozitë dhe dëshirojmë të shohim kush është opozitë nga deputetët e pranishëm”, tha Milosavljeviq.

Ndaj fjalës së tij ka reaguar  kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke i thënë se është turp të hyjë dikush pa leje në Kosovë dhe duhet të ketë kujdes në shprehje.

“Fjalorin duhet me pas kujdes. Turp është me hy pa leje në Kosovë dhe duhet të dije secili që pa leje nuk do ta lejojmë. Ankesat të cilat janë merrni përsipër por turp është  të hyj secili pa leje në Kosovë dhe të mos marrë përgjegjësi askush. Kështu që ai është turpi më i madh dhe askush nuk do të tolerohet që të hyjë në Kosovë si të donë, dhe të sillet si të donë. Ky është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të sillemi deri në fund”, tha Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img