21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Veprimi i Xherdan Shaqirit kur tifozi ia qet përpara flamurin kombëtar

Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë protagonist tek Chicago Fire.

Futbollisti kosovar e ndihmoi ekipin e tij në fitoren e radhës, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, pas ndeshjes tifozët shqiptarë e mirëpritën tek tribunat përfaqësuesin zviceran.

Me këtë rast, njëri prej tyre ia ofroi futbollistit nga Zhegra e Gjilanit flamurin kombëtar shqiptar.

Dhe, Shaqiri me plot kënaqësi e dha nënshkrimin e tij në flamurin me shqiponjën dykrenore.

Edhe pse e përfaqëson Zvicrën, Shaqiri nuk i ka fshehur asnjëherë rrënjët e tij shqiptare.

Madje, në këputët e tij sportive kohë pas kohe e ka shfaqur edhe flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, krahas atij të Zvicrës./Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img