11 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Vendimet e Bordit të FBK-së: Superkupa mbahet në Pejë, Bashkimi dhe Peja rikthehen në Ligën Ballkanike

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar për vendimet e fundit që janë marrë nga drejtuesit e kësaj federate.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  • E ka miratuar Kodin Etik të FBK-së.
  • E ka miratuar Rregulloren e Anti-Dopingut.
  • E ka miratuar Rregulloren për Shpalljen e Laureatëve.
  • E ka miratuar kërkesën e KB Bashkimi dhe KB Peja për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike në edicionin 2022/23.
  • E ka miratuar listën e personave zyrtarë të ndeshjeve (gjyqtarë/vëzhgues) për edicionin 2022/23.
  • E ka vazhduar kontratën e punës të Drejtorit Teknik në FBK edhe për dy vite të tjera.
  • Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave të organizohet më 7 e 9 Tetor 2022 nga KBF Penza në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img