10.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar me statistikë impresionuese te Mallorca

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Reprezentuesi i Kosovës shënoi sonte në fitoren e rëndësishme të regjistruar sonte nga Mallorca.

Mallorca fitoi si vendase 2:1 ndaj Deportivo Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.

Goli i shënuar nga Vedat Muriqi në fundin e pjesës së parë (45+4’), doli të jetë edhe goli i fitores.

Për sulmuesin prizrenas ishte ky goli i tij i katërt në këtë sezon në La Liga, nga 12 paraqitje të bëra deri më tani.

27-vjeçari ka shtuar edhe një asistim, që do të thotë se ai ka qenë i përfshirë në pesë gola të Mallorcas.

Kësisoj, Vedat Muriqi bëhet futbollisti i parë që përfshihet në pesë gola në vetëm 12 paraqitje brenda sezonit 2021/22 në elitën e futbollit spanjoll te skuadra e Mallorcas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img