10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Vdes sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë

Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë.

Ai raportohet se ka vdekur pas një arresti kardiak të pësuar derisa po ecte rrugës në qytet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Ahmeti thotë se shtetasi i huaj është dërguar në QKUK, nga ku janë njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img