25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Vdes një person në vetaksident në Lëbushë të Deçanit, policia jep detaje për aksidentin

Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Lëbushë të Deçanit, i cili ka përfunduar me fatalitet.

Rastin e ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka treguar se në Lëbushë është vetaksidentuar një kombi ku kanë qenë katër persona.

Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.

Tutje, zëdhënësi i policisë ka treguar se tre të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë organet kompetente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img