11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Vdes katërvjeçarja në QKUK, u dërgua në spitalin e Gjakovës të shtunën

Vdes një 4-vjeçare në spitalin e Gjakovës, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore

Ka vdekur një katër-vjeçare në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, gjendja shëndetësore e së cilës ishte e rënduar.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Viktima ishte pranuar në spital dy ditë më parë, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Rasti është nën hetime, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërsa lidhur me rrethanat se cili ishte shkaku i gjëndjes së rëndruar, ende nuk dihet shkaku, bënë të ditur Elezaj.

“Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Lidhur me shkaktarët që kanë dërguar në vdekjen e viktimës do të presim raportin mjeko-ligjor nga IML”, thotë Elezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img