23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Vdes ish-kryetari i Rahovecit

Ish kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska ka ndërruar jetë.

Kështu ka njoftuar kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka thënë se është i tronditur për vdekjen e Qeskës, duke e kujtuar atë si njëri të mirë e qytetar të angazhuar.

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska.”

Latifi ka shkruar në “Facebook” se Qeska ka dhënë kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec

“Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore.

Latifi thotë se sot Rahoveci humbi një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet.

“Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img