15.8 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Vdes edhe personi i dytë që iu transplantua zemra e derrit

Personi i dytë që kreu transplant zemre nga derri ka vdekur.

Lawrence Faucette, 58 vjeçar, siç raporton Daily Mail, kreu transplantin e organeve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Marylandit në SHBA muajin e kaluar në fazën e fundit të dështimit të zemrës, por nuk arriti t’i bëhej një transplant tradicional të zemrës njerëzore për shkak të një problemi shëndetësor, përcjell Gazeta Insajderi.

Babai i dy fëmijëve dhe veterani i luftës arriti të jetonte shëndetplotë muajin e parë pas transplantimit të zemrës nga një derr i modifikuar gjenetikisht, bëjnë të ditur mjekët.

Por në ditët e fundit të jetës, trupi i tij filloi të shfaqte shenja të refuzimit të organit – që është gjithashtu sfida më e madhe me transplantet. Ai vdiq të hënën.

Faucette jetoi me një zemër derri për 40 ditë, që nuk ishte aq e gjatë sa e David Bennett – personi i parë që kreu transplantin e një zemre derri – i cili jetoi dy muaj pas operacionit. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img