23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

Ka ndërruar jetë mbrëmë i riu 23-vjeçar me inicialet B.H si pasojë e rrokullisjes me traktor. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Rashanë të Mitrovicës

Vdekja e tij po cilësohet si aksidentale. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtarja për informim nga policia e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana për Insajderin.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

Aksident i ngjashëm ndodhi edhe dje në komunën e Podujevës, si pasojë e rrokullisjes me traktor ka humbur jetën një mashkull i moshës 40-vjeç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img