10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Ushtarët e Putinit ‘po kthehen të vdekur në atdhe’ – një aeroplan masiv zbarkon me kufoma ruse në Siberi

Një aeroplan masiv rus ka zbarkuar në Siberi me një numër të madh arkivolesh të ushtarëve rusë që humbën jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Aeroplani rus An-124, një ndër fluturaket më të mëdha në botë, kishte të ngarkuar në bord rreth 26 trupa të ushtarëve rusë.

Kufomat e ushtarëve ishin të vendosur në disa arkivole prej druri dhe po dërgoheshin tek familjarët e tyre.

Një burrë i cili ishte i pranishëm aty tha se ai dhe shoku i tij duhej të mbushnin dy kamionë me trupat e ushtarëve të vdekur, pasi u sollën me aeroplan në Siberi.

Aeroplani gjigant rus kishte aterruar në Neryngri, një qytet i largët me 60 mijë banorë në rajonin më të ftohtë të banuar në botë, Yakutia.

Këto skena zakonisht fshihen larg syrit të publikut, dhe deri më tani autoritetet ruse nuk kanë dalë me statistika për numrin e plotë të të vrarëve në luftë.

Ukraina pretendon se deri më tani ka vrarë qindra mijëra ushtarë rusë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img