22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Unioni i Studentëve Shqiptarë mbështet marshin për krerët e UÇK-së në Hagë

Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH) ka njoftuar se do të hmbështet marshin për drejtësi në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së.

Në njoftimin e tyre thuhet se secili që beson në pastërtinë dhe vlerat e luftës sonë duhet të reagojë ndaj tendencave e përpjekjeve për ndryshimin e historisë sonë.

“Studentët kanë luajtur rol vendimtar në nisjen e të gjitha proceseve që kanë rezultuar me çlirimin dhe pavarësimin e vendit, andaj ftojmë të gjithë studentët që të bashkohen në marshin për drejtësi  me 2 prill me fillim nga ora 14:00. Marshi fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH) si organizata me e madhe studentore ne Universitetet Shqipfolse, mbështet marshin për drejtësi në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Secili që beson në pastërtinë dhe vlerat e luftës sonë duhet të reagojë ndaj tendencave e përpjekjeve për ndryshimin e historisë sonë.

Studentët kanë luajtur rol vendimtar në nisjen e të gjitha proceseve që kanë rezultuar me çlirimin dhe pavarësimin e vendit, andaj ftojmë të gjithë studentët që të bashkohen në marshin për drejtësi  me 2 prill me fillim nga ora 14:00. Marshi fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Unioni i Studentëve Shqiptarë

#MarshkojmëPërDrejtësi ????

#LiriaKaEmër ????

#UÇK ????????

#USSH ????❤️

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img