9.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina thotë se po punon intensivisht për të rikthyer udhëtimin ajror

Ukraina po punon intensivisht për të rivendosur udhëtimin ajror në vend pasi u pezullua në fillim të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Rostyslav Shurma, shkruan Sky News.

“Nuk dua të krijoj pritshmëri të tepërta, por mund t’ju them se po punojmë intensivisht për të rikuperuar lidhjen ajrore në Ukrainë”, është shprehur ai.

Çfarë ndodhi me fluturimet?

Në shkurt 2022, Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile dhe tha se siguria e fluturimit ishte në rrezik të lartë për shkak të përdorimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian tha në atë kohë se kishte rreziqe sigurie në fluturimin në hapësirën ajrore pranë kufijve të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img