22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

UEFA mund ta përjashtojë Juven nga garat evropiane në qershor

Nuk është mbyllur plotësisht mbrëmë rasti i lidhur me çështjen e fitimeve kapitale për Juventusin.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, UEFA po vazhdon t’i çojë përpara hetimet e saj dhe vendimi pritet të merret në muajin qershor.

Me mungesën e hapur sportive të drejtuesve juventinë, ekziston një artikull i rregullave evropiane që ia pamundëson një klubi të përfshirë në këtë rast, për të marrë pjesë në garat kontinentale.

Ndër të tjera, edhe dënimet për shkeljen e “Fair-Play” financiar mund të dërgojnë deri tek përjashtimi.

Ta imagjinojmë një Juventus jashtë garave evropiane nuk është e vështirë.

Për këtë, është mjaft e rëndësishme që “Bianconeri” të kualifikohen në një garë evropiane këtë vit, qoftë kjo në Ligën e Konferencës, në mënyrë që të suspendohen prej aty dhe pas një viti ta kenë të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, nëse arrijnë të kualifikohen përmes ligës italiane, duke përfunduar në Top 4.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img