17.1 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Cluj

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Clujit.

Pasi arriti suksesin historik duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, kampionët e Kosovës janë gati për të nisur aventurën e re në këtë garë – shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit G, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet me Clujin e Rumanisë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

UEFA për këtë ndeshje ka caktuar gjyqtarët nga Zvicra për të ndarë drejtësinë.

Urs Schnyder do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin do të jenë ndihmësit e tij.

Sven Wolfensberger është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img