U përfshinë në rrahje, policia arreston tre persona në Prishtinë

Advertisement

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit ishin përfshirë në rrahje në dy raste të ndryshme.

Advertisement

Sipas raportit të policisë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovarë, duke iu shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç ka pësuar edhe vetë i dyshuari. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurse në “Bulevardin e Dëshmorëve”, po ashtu në Prishtinë, janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

PostAdssFotoja e reklamës