17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

U ndërrohen numrat në hyrje, shqetësohen prishtinasit

Rehati nuk po gjejnë me numrat e hyrjeve në banesat e tyre disa banorë të Bregut të Diellit dhe Dardanisë.

Ky ndryshim që po bëhet i ka shqetësuar ata, të cilët thonë se po iu shkaktohen telashe me faturat ardhjen e porosive.

Këta të fundit  thonë se sqarime nuk morën nga askush e as nuk e dinë përse po bëhen këto ndryshime ani se i cilësojnë të pa nevojshme.

Arsyen nuk e treguan as nga Agjencia Kadastrale e Kosovës veçse thanë që procesi u ndal në gjysmë pasi që ka munguar koordinimi ndërmjet institucioneve lokale në Prishtinë.

“Është me rëndësi të theksohet se gjatë realizimit të projektit nuk ka pasur koordinim në mes drejtorive dhe Ndërmarrjeve Komunale të Komunës së Prishtinës sa i përket realizimit të këtij procesi. Vlen të ceket se në të njëjtën Kohë me realizimin e projektit për prodhimin dhe instalimin e tabelave të njësive banesore nga Komuna e Prishtinës, Ndërmarrja Komunale Banesore e Prishtinës ka vendosur numra në njësi banesore në kundërshtim me kriteret e adresimit të brendshëm. Ky mos koordinim ka shkaktuar konfuzion te qytetarët dhe palët tjera relevante”, tha Avni Ahmeti, Drejtor në Drejtorinë e Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme

Klani e ka pasur të pamundur ta sigurojë një përgjigje nga Drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki.

Derisa projekti për prodhimin dhe instalimin e tabelave të numrave të njësive banesore është realizuar nga Komuna e Prishtinës, duke përfshirë fondet, procedurat e prokurimit e deri te menaxhimi i projektit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img