13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

U kritikua se shpenzimet e vogla ndodhën për shkak të izolimit ndërkombëtar, Osmani i quan “recidivistë të pushtetit”

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas kritikave që i bënë, për shpenzimet vjetore të presidencës.

Sipas tyre, mungesa e udhëtimeve ndërkombëtare ka ndikuar në uljen drastike të shpenzimeve.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, kritikuesit Osmani i ka quajtur “keqpërdorues recidivistë të pushtetit të kaluar”.

“Keqpërdoruesit recidivistë të pushtetit, paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativen se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të “izolimit ndërkombëtar”. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellë aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë shpjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u “falënderohemi” pushteteve paraprake”, tha Osmani.

Sipas saj, Presidenca ka realizuar më shumë aktivitete ndërkombëtare se sa në periudhat paraprake (pa pandemi), ndërkaq ka shpenzuar shumëfish më pak.

“Idetë për ndarje e de funksionalizim të Kosovës promovoheshin me para të taksapaguesve, ndërkaq sot në vend se të skuqen për gjithë dëmin e shkaktuar, dalin e ankohen pse Presidentja e sotme nuk po vepron sikur pushtetarët paraprak. Ta keni të qartë, ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten. Jeni shembull i modelit që nuk duhet ndjekur”.

“Kujdesi ndaj parasë publike dhe transparenca e plotë janë rruga e vetme përpara. E vërteta është se në vitin 2021, ne kemi realizuar më shumë aktivitete ndërkombëtare se sa në periudhat paraprake (pa pandemi), ndërkaq kemi shpenzuar shumëfish më pak”, u shpreh Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img