14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

U dëgjua duke sharë në Kuvend, deputetit Shala i jepet vërejtje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar sot pas sharjes që u dëgjua në Kuvend nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit, kryeparlamentari Konjufca theksoi se sipas Rregullores së Kuvendit, deputetit Shala i jepet vërejtje.

“Dua ta ngrisë një çështje sipas Rregullores së kuvendit, lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Zoti Shala të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare por pa mikrofon…Rregullorja më obligon që sipas nenit 65, pika e tretë të ju japim një vërejtje për këtë shkelje…”, tha Konjufca.

Ai më tej bëri të ditur se “nëse deputeti kërkon të jap shpjegime, në përfundim të seancës i jepet fjala prej 2 minutash që të bëj shpjegim nëse ka nevojë. Nëse jo, atëherë vazhdojmë…”.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë debatuar për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit më 18 mars në Ohër, ndërsa gjatë debatit, gjegjësisht në kohën kur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës mori fjalën, në prapavijë është dëgjuar duke sharë, deputeti i kësaj partie, Kujtim Shala.

Në këtë video, Shala dëgjohet duke thënë “Phuu ta … tradhtarin e nanës…”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img