15.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Turqia sot zgjedh presidentin e ri, fillon votimi për balotazhin presidencial

Në Turqi sot u hapën vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Votimi filloi nga ora 8:00 e mëngjesit me kohës lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në vend.

Në balotazh, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan po përballet me kandidatin opozitar Kemal Kılıçdaroglu.

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, më shumë se 1,92 milionë persona kanë votuar tashmë në misionet e huaja dhe portat doganore të Turqisë, nga 20 deri më 24 maj./TRT/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img