15.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Turqia rrit fuqinë ushtarake, Erdogan merr “nën dorëzim” anijen luftarake SIHA

Anija e parë SİHA në botë, TCG Anadolu, iu dorëzua Forcave të Armatosura Turke në Tuzla me një ceremoni ku mori pjesë edhe Presidenti Erdogan.

“Pas 7 vitesh po vëmë në shërbim anijen tonë TCG Anadolu. I uroj fat ushtrisë tonë heroike. Jemi të lumtur dhe krenarë. Ne e shohim atë si një simbol. Ne duam që njerëzit tanë të bëjnë një xhiro me anijen tonë dhe të lundrojnë përreth, le ta përjetojmë këtë krenari së bashku.”, tha ndër të tjera Erdogan.

Sipas Erdogan, “ne do të punojmë më shumë për të përmbushur nevojat e forcave tona të sigurisë. Sigurisht, niveli që kemi arritur është i rëndësishëm. Por ka ende shumë punë për të bërë për të kapërcyer embargot e fshehta dhe të hapura ndaj vendit tonë”.

Kreu i shtetit turk vijoi më tej duke shtuar se, ai dhe qeveria turke ka vendosur që viti 2023 të jetë një moment historik për shumë projekte në industrinë e mbrojtjes, si një sektor tepër jetik për sigurinë dhe fuqinë ushtarake të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img