8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Turqia kërkon nga Pakistani mbylljen e shkollave të lidhura me Gulenin

Autoritetet e Pakistanit thonë se do të zhvillohen hetime për rrjetin e shkollave në këtë vend, pasi Turqia ka kërkuar që ato të mbyllen, për shkak të lidhjeve me klerikun mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për pëepjekjen për puç të dështuar të muajit të kaluar.
Këshilltari i lartë i jashtëm i Pakistanit, Sartaaj Aziz, nuk është pajtuar me mbylljen e shkollave, pasi ka biseduar me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dje në Islamabad.
Cavusoglu tha se shpreson se diskutimet e tij për shkollat e lidhura me Fethullah Gulenin, që jeton në Shtetet e Bashkuara, dhe lëvizja e tij religjioze, që ai e ka quajtur “grup terrorist”, do të mbyllen.
Zoti Gulen e ka dënuar grushtshtetin dhe e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në përpjekjen e 15 korrikut nga grupet ushtarake turke, për ta marrë pushtetin. Gjatë kësaj përpjekjeje janë vrarë më se 230 vetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img