5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Turqia arrin në dëshmitë se Gulen ishte i përfshirë në grusht shtet?

Autoritetet turke thonë se kanë zbuluar në korrespondencën ‘Encrypted’ se mbështetësit e Fethullah Gulenit, kishin paralajmëruar grusht shtetin ushtarak në tentativë që ndodhi në natën e 15-16 korrikut.
Sipas burimeve, shërbimi i inteligjencës turke ka marrë vesh se në maj të vitit të kaluar në ‘Encrypted’ përkrahësit e Gulenit kishin përdorë aplikacione të veçanta e që kishin filluar t’i përdorin në prill 2014.

Autoritetet e vendit kanë dhënë emrat e gati 40.000 mbështetësve të Gulenit, disa prej të cilëve është një “numër i konsiderueshëm i lidhur direkt me përpjekje për grusht shtet”, sipas burimeve që i kanë thënë Reutersit, transmeton lajmi.net.
“Të dhënat nga ‘Baj Lok’ na kanë dhënë mundësi për të zbuluar rrjetin e tyre. Më vonë ata kaluan në një tjetër aplikacion sepse e kishin kuptuar se ai nuk është shumë i besueshëm”, kishte thënë burimi.
Ai kishte thënë poashtu se shërbimi i inteligjencës turke mësoi se po organizohej një grusht shtet vetëm disa orë para fillimit, por nuk kishte arritur të informojnë autoritetet.
Në natën e 16 korrikut, një pjesë e ushtrisë u përpoq të kryente grusht shtet ushtarak në Turqi, por autoritetet kanë arritur të parandalojnë atë.
Sipas të dhënave të fundit, gjatë përleshjes në Stamboll dhe Ankara, u vranë 246 shtetas turq dhe më shumë se 2.000 njerëz u plagosën.
Autoritetet turke kanë akuzuar Gulenin për përfshirje në grusht shtetin e dështuar dhe kërkuan  ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa, Gulen ka deklaruar se ai nuk ka të bëjë asgjë me atë organizim, dhe se nuk kishte frikë nga ekstradimi në Turqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img