21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Tri vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që nga mbledhja e sotshme e qeverisë janë marrë tri vendime.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që në mbledhjen e sotshme të qeverisë është marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus Plus.

Vendim tjetër i cili është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej dy milionë euro dhe do t’i ndihmojë Kosovës në rrugën e saj integruse.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që është marrë vendim për përfitimin e grantit prej katër milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, për blerjen e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve, si dhe përfitimin e grantit prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Ambient më i mirë dhe edukim më cilësor për fëmijët tanë.

Sot, në Mbledhjen e Qeverisë, kemi marrë vendim:

Nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus plus dhe kështu dhjetëra të rinjve tanë t’i hapet rruga për edukim jashtë venditn

Nënshkrimin e marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej 2 milionë euro dhe që i ndihmon vendit në rrugën e tij integruese

Përfitimi i grantit prej 4 milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, blerja e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve dhe gjithashtu grant prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave, hap i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë fushë

Kosova po bëhet, ditë pas dite!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img