12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Trepça e fiton bindshëm derbin ndaj Prishtinës

Trepça ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi mposhti Istogun, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic triumfoi sonte edhe në derbin ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 78:66.

Më të dalluarit në fitoren e mitrovicasve ishin Drilon Hajrizi me 22 pikë dhe Cevin Bracy-Davis me 19 sosh.

Te kryeqytetasit u dallua Derrick Wilson me 25 pikë. 

Vlen të theksohet se në fundin e çerekut të tretë ndeshja u ndërpre për disa minuta, shkaku i një përplasjeje në distancë mes tifozëve vendasë dhe basketbollistit të prishtinasve, Nick Ward.

Gjyqtarët pastaj urdhëruan që të zbrazet një pjesë e palestrës, për të rifilluar ndeshja.

Në javën e ardhshme, Trepça e luan në udhëtim derbin ndaj Pejës, kurse Prishtina e pret Golden Eagle Yllin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img