5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Trëndafili i egër mbron zemrën, përdoret kundër diabetit dhe melanomës

Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë mjekësor. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C
Kokrrat e trëndafilit të egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Vetë fruti piqet nga muajve të verës dhe mblidhet në natyrë në muajt e vjeshtës. Trëndafilin e egër e gjejmë në çdo cep të Shqipërisë dhe përdorimi kryesor është ai mjekësor. Kokrrat e trëndafilit të egër më pas thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit. Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e trëndafilit të egër, por edhe të bimëve të tjera mjekësore, të cilat pas grumbullimit kanë si destinacion eksportin, por edhe tregun vendas.
Prejardhja
Trëndafili i egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Europë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë. Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës. Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë mjekësor. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.
Vlerat shëndetësore
Janë plot me antioksidantë, këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive. Shkencëtarët hungarezë testuan gjashtë antioksidantët e gjetur tek trëndafili i egër: beta-karotenin, luteinën, likopenin, neokromin, rubiksanthinë dhe zeaksanthinën. Të gjithë këto substanca rezultoi që kishin vlera të mëdha, për gjithësecili prej tyre kishte një karakteristikë që e veçonte nga tjetri. Sipas shkencëtarëve përzierja e këtyre antioksidantëve tek trëndafili i egër ofronte avantazhe të shumta shëndetësore.
Sëmundjet
Parandalon diabetin. Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit. Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperiemente tek minjtë për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i  ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik. Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimist për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.
Parandalon melanomën e lëkurës. Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës. Sipas shkencëtarëve japonezë përbërësit e trëndafilit të egër kanë një efekt pengues ndaj enzimës dhe ndaj procesit të prodhimit të qelizave kancerogjene. Quercetina për shembull e cila gjendët në sasi të larta tek trëndafili i egër shërben si armë e fortë në luftën kundër melanomës.
Vlera anti-inflamatore. Një grup shkencëtarësh Italianë zbuluan që se trëndafili i egër mund të përdoret me sukses në terapitë kundër artritit dhe inflamacioneve të tjera. Shkencëtarët panë që efektet anti-inflamatore të ekstrakteve të trëndafilit të egër ishin të ngjashme me indomethacinën, njëilaç farmaceutik mjaft i fuqishëm ndaj inflamacionit.
Ndihmon punën e zemrës. Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.
Trajton problemet e lëkurës. Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.
Trajton çrregullimet në stomak. Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat. Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.
Forcon sistemin imunitar. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.
 
Studimet
 
Shumë studime janë bërë tek njereëzit mbi peshë (që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë arritën në 1.5 miliardë në të gjithë botën) që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma. Lufton të ftohtin. Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img