14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Tre të vdekur pasi Rusia nis një valë të re sulmesh mbi qytetet ukrainase

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona me një sulm me dron në një zonë të banuar të rajonit të Kievit.

Katet e sipërme të dy ndërtesave të banimit u goditën herët të mërkurën në qytetin e Rzhyshchiv, në periferi të kryeqytetit.

Një 11-vjeçar ishte mes viktimave, thanë shërbimet e shpëtimit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shpërthime u raportuan nga banorët në qytetin port të Sevastopolit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar më shumë se 20 “dronë vrasës”, si dhe raketa dhe predha.

Duke iu referuar largimit të presidentit kinez, Xi Jinping, nga Rusia disa orë më parë, ai tha se sa herë që “dikush përpiqet të dëgjojë fjalën ‘paqe’ në Moskë”, jepej një urdhër tjetër për të nisur sulmet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img