14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Trajkoviq për Vuçiqin: Me një gjendje të tillë psiko-fizike, nuk do ta kishte kaluar një ekzaminim mjekësor për të qenë president

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane Serbe, Rada Trajkoviq e cila është emëruar këshilltare e ministrit Nenad Rashiq në Qeverinë e Kosovës, i është kundërpërgjigjur ofendimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit e kishte quajtur si “llum serb nga fundi i vaskës”.

“Me një gjendje të tillë psiko-fizike, nuk mendoj se do të kishte kaluar një ekzaminim mjekësor dhe s’do të kishte marrë sigurinë se është i aftë të kryejë funksionin e presidentit të shtetit. Unë jam mjeke dhe mundohem shumë ta kuptoj si pacient, por si president nuk mundem”, ka thënë Trajkoviq.

Sipas Trajkoviq-it, Vuçiqi e ka kompromentuar funksionin e presidentit të Serbisë.

“Kam menduar se pozita e presidentit e detyron të jetë më normal”, ka deklaruar Rada ajo për mediumin serb Nova.rs, transmeton Portali Dukagjini.

Por sipas saj, ajo nuk e ka problemin pse i pari i serbëve po përdor një retorik të tillë por, pse Vuçiqi është president i Serbisë, dhe se “me këtë paraqitje ai i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img