15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

“Ti je hero i gjallë në këtë sektor”- Fermeri falënderon ministrin Peci për ndihmën që po iu jepet nga qeveria

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se Labinot Murati nga fshati Kojskë i Komunës së Lipjanit, është përfitues i grantit në vlerë prej 98,500 euro për ndërtimin e fermës për lopë qumështore.

Fermeri në fjalë e ka falënderuar ministrin për ndihmën që iu dha nga Qeveria Kurti e që duke qenë përfitues i këtij granti, ai synon që ta rrisë fondin blegtoral.

Ndërkaq, ministri Peci u shpreh se përmes thirrjes së re, shumë blegtorëve të Republikës së Kosovës do iu vjen në ndihmë për zgjërim të kapaciteteve si dhe shtim të krerëve fondi blegtoral ku vetëm për sektorin e qumështit dhe mishit janë ndarë mbi 16 milionë euro.

Aplikimi për të gjithë të interesuarit, bëhet përmes web-modulit online në web-faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë:

ww.azhb-ks.net si dhe www.mbpzhr-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online.

Në këtë web-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img