18 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Thuhet se një orë Google Pixel Watch do të lansohet më vonë këtë vit së bashku me Pixel 8

Apple dhe Samsung kanë lansime vjetore për orët e tyre inteligjente, ndërsa linja Fitbit e Google priret të përditësohet në një cikël dyvjeçar.

Sipas një burimi të industrisë, Google do të nis një cikël lansimi vjetor në Pixel Watch.

Ne mund të presim një Pixel Watch të ri, që ka të ngjarë të quhet Pixel Watch 2 së bashku me Google Pixel 8 dhe 8 Pro më vonë këtë vit.

Nëse shikohen të dhënat e viteve të mëparshme, pritet që telefonat Pixel 8 dhe 8 Pro të dalin në tetor, një periudhë kjo kur gjiganti i internetit historikisht ka prezantuar pajisjet e saja kryesore.

Përjashtimi i vetëm është Pixel 5, telefon ky i cili u lansua në shtator.

Ende nuk kemi asnjë detaj në lidhje me Pixel Watch 2.

Megjithatë, disa spekulime përfshijnë se dizajni i përgjithshëm i orës nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë drastike, por thjesht të “rafinohet” në vend të kësaj, potencialisht dhe shpresojmë me një ekran më të madh dhe korniza më të vogla, shkruan GSM Arena.

Ndoshta një dizajn i ngjashëm do të nënkuptonte gjithashtu se mekanizmi i bashkëngjitjes së brezit të orës do të qëndrojë i njëjtë, duke i lejuar përdoruesit të vazhdojnë t’i mbajnë brezat aktualë të Pixel Watch.

Për sa i përket pjesëve të brendshme, mund të shohim që Snapdragon W5+ të shfaqet me procesin e tij të prodhimit 4 nm, me shpresë duke lejuar që bateria e orës në ardhje të zgjasë më tepër me një karikim të vetëm.

Ne gjithashtu do të donim të shihnim madhësi të ndryshme për orën, por ende nuk ka asnjë tregues për këtë.

Google ka një event në ardhje të Google I/O të caktuar për 10 maj, ku ka të ngjarë që të debutojnë telefonat Google Pixel 7a dhe Pixel Fold.

Google mund të ofrojë gjithashtu disa “teaser” dhe informacione shtesë në pajisje të tjera si Pixel Watch 2.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img