25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Therje me thikë në Mitrovicën e Veriut, gjendet një granatë dore dhe një armë në vendin e ngjarjes

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, ku përdoren edhe mjetet e mprehta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në veri, ku një person është therur me thikë, për motive akoma të panjohura.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri për tretman mjekësor.

Sipas Policisë, njësitë relevante policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Mitrovicë Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img